LVV e LDK ende nuk kanë vendosur nëse do të shkojnë në takimin e Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë treguar nëse do të shkojnë në të takimin e thirrur nga presidenti i vendit me drejtues të subjekteve politike për tu koordinuar për seancën konstituive të Kuvendit.

Lajme

20/07/2017 13:55

Lajmi.net ka tentuar gjatë ditës të marr qëndrimin e këtyre dy subjekteve politike nëse do të shkojnë në atë takim apo jo, megjithatë zyrtarët e LDK-së nuk janë përgjigjur, ndërsa ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kjo parti gjatë ditës do të dal me një njoftim zyrtar.

Presidenti Thaçi ka ftuar takim konsultativ për të hënën në lidhje me caktimin e seancës konstituive të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit. /Lajmi.net/