Lutfi Zharku s’i përkrah bizneset e Ferizajt, nuk ua mundëson kyçjen në autostradë

Qyteti i Ferizajt llogaritet të jetë I dyti në vend për nga taksapaguesit, ndërkaq i treti përkah numri i popullsisë.

Lajme

30/01/2017 20:34

Biznesi në këtë qytet është mjaft I zhvilluar dhe që ekonomikisht ndikon në buxhetin e vendit.

Qytetarët dhe biznismenët sërish nga ngritur shqetësimin e tyre karshi Ministrisë së Infrastrukturës, për mospërfillje dhe moszgjidhje të hallit të tyre. Kërkesa e tyre është që kyçja në autostradën “Arbën Xhaferi”, t’u bëhet siç është paraqitur në këtë projekt, e që shkurtohet për shumë kilometra se sa aktualet.

Ibrahim Shehu, përfaqësues I bizneseve të zonës industriale në Ferizaj, tha se mos marrja parasysh nga Qeveria e Kosovës, e kërkesës së tyre, ata po I dëmton si në aspektin financiar por edhe atë kohor.

“Kërkesa e bizneseve në zonën industriale të qytetit të Ferizajt është ajo që ka qenë edhe më herët do të thotë kemi kërkuar një qasje më të lehtë dhe më të shkurtë në autostradën “Arbën Xhaferi”, kjo kërkesa është neglizhu dhe po e potencoj që bizneset janë të interesuar që kjo kërkesë të realizohet kështu që këtë kërkesë ja kemi përcjellë edhe zv kryeministrit Rami Kelmendit dhe jemi me shpresë për një përgjigje pozitive”, ka thënë Ibrahim Shehu për RTK.

Sipas Sami Krasniqit, përfaqësues I një biznesi, krijimi I kësaj kyçje do të shkarkonte rrugën e vjetër, do t’ua lehtësonte atyre dhe qytetarëve një kyçje më të afërt, dhe sipas Krasniqit, zhvillim të mëtutjeshëm të Ferizajt.

“Sa i përket hyrjes dhe daljes në Ferizaj siç e kemi paraqitur në kërkesë, është shumë zgjidhje e mirë, për arsye se në këtë rrugë janë bizneset dhe është zonë industriael dhe kësaj zone, kjo hyrje i kishte ndihmuar shumë për shkak se këtu bëhen furnizimet dhe shkarkimet kështu që kjo lidhje e afërt këtu do të ishte shumë e mirë, dhe jo të shkohët 9 km në Babush apo 8 km në Sojevë, kështu që qeveria nëse mendon për Ferizaj dhe qytetarët e saj, ja ku e kanë zgjidhjen”, ka thënë Krasniqi.

Pavarësisht se janë të një subjekti politik, kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarçës, mbështetja ndaj qytetarëve dhe bizneseve nuk po I realizohet. Në një përgjigje të, ministrit Lutfi Zharku për RTK-në, tha se ai respekton ligjin dhe kontratën me Bektel Enkën.

Por, i pari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa edhe përkundër kësaj përgjigjeje të ministrit, mendon që këtë çështje do ta adresoj edhe te kryeministri I vendit, pasi edhe në asmablenë komunale, kërkesa e qytetarëve dhe e bizneseve është përkrahur.

“Ferizaj është komuna e dytë për nga zhvillimi ekonomik dhe i treti për nga banorët dhe vetëm një qasje në territorin e saj gjeografik është e papranueshme në autostradën “Arbën Xhaferi”, është përkrahur edhe në asamble komunale, por në veçanti edhe nga shumica e ministrave në Qeveri. Kam raporte të shkëlqyeshme me ministrin Zharku por edhe me të tjerët, mund të mos shihet disponim për marrjen e kësaj iniciative nga ministri Lutfi Zharku, por kjo nuk do të thotë që ngecin projektet”, ka theksuar Sfarqa.

Qytetarët dhe biznesmenët e Ferizajt, janë shprehur të zhgënjyer me ministrin Lutfi Zharku, që sipas tyre, të paktën të bënte një përpjekje, që kyçja në autostradë të jetë në dobitë të tyre si taksapaguesit e dytë në vend më të mëdhenj. Sipas përfaqësuesve të bizneseve, nëse kjo kërkesë nuk do të ketë mirëkuptim, ata do të protestojnë.