Lutfi Haziri flet pas rezultateve të Exit Pollit

Lutfi Haziri ka thënë se ka pritur fitore pa balotazh në Gjilan.

Lajme

22/10/2017 19:31

Sipas tij komuna e Gjilanit është betonuar nga LDK-ja.

“Ne kemi punuar për ta marrë me balotazh, presim sa e thellë është fitorja në Gjilan. Gjilanin e kemi konfirmuar dhe është betonuar në LDK”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Jo nuk jam dëshpëruar i falënderoj gjilanasit për besimin e tyre”, përfundoi Haziri. /Lajmi.net/