Lushtaku e Selimi dalin para Gjykatës

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku sot do të dalin para Gjykatës Supreme.

Lajme

20/06/2017 09:17

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi dhe komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku janë dënuar për krime lufte, por të akuzuarit konsiderojnë se në asnjë rast nuk është dëshmuar se ata kanë kryer krime, prandaj presin që të lirohen nga Gjykata Supreme.

Gjykatës Supreme është shkalla e fundit e drejtësisë në Kosovë dhe avokatët shprehen të bindur se drejtësia do t’i lirojë të dënuarit nga akuzat.