Luftoni plakjen në 3 hapa

Ekzistojnë shumë këshilla që mund të ju ndihmojnë të qëndroni të bukura dhe të shëndetshme.

Lifestyle

27/02/2016 17:00

Megjithatë, njerëzit kanë ende shumë probleme për të qëndruar të shëndetshëm, thjeshtë sepse ka aq shumë informacione saqë e bën të vështirë përzgjedhjen e disa prej tyre që janë më të rëndësishme.

Janë disa këshilla, të cilat janë të thjeshta dhe mund ti aplikoni çdo ditë.

1. Gjithnjë vendosni prioritet vetës suaj të hani ushqim të  shëndetshëm. Duke i shtuar perime dhe fruta ushqimeve ditore, do ta ndihmoni shëndetin. Kjo ndihmon që të keni lëkurë më të shëndritshme. Pemët dhe perimet gjithashtu ju ndihmojnë në lirimin e toksinave dhe ti luftoni shenjat e plakjes.

2. Mundohuni ti ikni transportit. Ecni. Ecja do të ju ndihmoj të përmirësoni qarkullimin e gjakut, që sjellë shëndetë më të mirë. Provoni të ngisni biçikletën. Ky aktivitet ‘shkrin’ yndyrën dhe ndihmon ‘zbehjen’ e rrudhave.

3. Dhe ‘përbërësi’ i fundit për të luftuar plakjen, konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit. Kujdesuni që çdo ditë të konsumoni 6 deri në 8 gota ujë. Kjo do të ndihmojë që të mbani trupin e hidratuar./InfoGlobi