Lola dhe Daut Haradinaj pozojnë të dashuruar dhe me shumë stil

Deputeti i njohur nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj jo shpesh herë është bërë temë e mediave rozë.

ShowBiz

16/01/2018 21:40

Bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, është ajo e cila herë pas here flitet në media për dukjen e saj atraktive dhe fotografitë që hedh në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi bashkë me Dautin, ku shfaqen mjaft të këndshëm dhe të freskët në një pozë, shkruan Telegrafi.

Të veshur me shumë stil dhe buzëqeshje në fytyrë, çifti treguan më së miri për harmonin që mbizotëron në familjen e tyre.

Ata janë të martuar prej vitesh, dhe së bashku kanë dy fëmijë: Davidin dhe Trojën.

screenshot_1weewr