Lladrovci: Me Drenicën është e gjithë Kosova, plagët tona ende nuk janë shëruar

Kryetari i komunës së  Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar në rrjetin social facebook se barrikadën e bërë në Skenderaj e ka mbështetur e tërë Kosova, duke shtuar se plagët e banorëve të Drenicës nuk janë shëruar ende.

Lajme

09/09/2018 13:00

Ai gjithashtu ka përmendur numrin prej 1648 të pagjeturve duke kujtuar se Serbia nuk ka kërkuar ende falje edhe pas 20 vjetëve të kaluara nga lufta.

”Sot, në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata. Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë…Prekazi, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, … e krejt Kosova. Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb. Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci.