Lirohet Fitim Thaçi, sulmuesi i gazetarit Vehbi Kajtazi

Sapo është liruar Fitim Thaçi, i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Lajme

14/11/2017 18:35

Këtë e ka konfirmuar, avokati i tij, Gazmend Halilaj.

Thaçi është liruar nga paraburgimi dhe procesi gjyqësor ndaj tij ka përfunduar.

“Është marrë vendim që ai të lirohet dhe iu është shqiptuar dënimi me kusht në periudhë 4 mujore”, tha Halilaj për Express.

Fitim Thaçi, akuzohet për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Atij fillimisht iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në periudhë njëmujore.