Linda Halimi “fajësohet” për dështimin e Shqipërisë në Eurosong,reagon këngëtarja

Këngëtarja Linda Halimi nuk dëshiron të flasë më rreth Eurosongut,ajo ka shkruar se nuk ka kohë të merret me gjëra të kota.

ShowBiz

25/05/2015 16:50

Një koment nga një mike e saj në “Facebook” e cila fajësonte këngëtaren Halimi si njëra ndër fajtoret për dështimin e Shqipërisë këtë vit në Eurosong ka bërë që Linda Halimi të kundërpërgjigjet ashpër duke shprehur se këto janë fjalët e saj të fundit sa i përket Eurosongut.

“Mendoj se edhe ti ke një pjesë të fajit,duhet të kishe ngritur zërin e të na përfaqësoje ti me këngën tënde të bukur e jo t’i heshtje padrejtësisë”, është ky një koment që i ka mbërritur këngëtares Halimi e cila po ashtu ndjehet se i është bërë padrejtësi.

“Ç’farë thua të bëj unë? Të lehë nëpër social media për për padrejtësitë e Rtsh-së?Unë misionin për të cilin erdha në Shqipëri e mbarova,lash gjurmët e mia dhe ika se kam punë më të mëdha për të punuar dhe nuk kam kohë të merrem me gjëra të kota.Ata që kanë kohë e bëjnë..
Unë nuk jam i vetmi rast për pisllëqet dhe padrejtësite që na bëhen ne artistëve,unë këndova,solla këngën “S’të fal” që është vlerësuar më shumë se çdo këngë e imja deri më tani dhe për këtë jam e lumtur,s’ja vlen të merrem me inate.
Me këtë koment përfundon diskutimi im rreth këtij festivali”, është përgjigjur këngëtarja,transmeton Lajmi.net.