Ligji për gjuhën shqipe, presion presidentit mos ta dekretoj këtë ligj – Lajmi.net
Ligji për gjuhën shqipe, presion presidentit mos ta dekretoj këtë ligj
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 18:03, 12 January 2018
Miratimi i ligjit të gjuhëve në Maqedoni gjatë ditës së djeshme, ku gjuha shqipe tashmë është gjuhë zyrtare, ka shkaktuar reagime të shumta në të gjitha qarqet e institucioneve të ndryshme në Maqedoni.

Përveq partive opozitare të cilat kanë deklaruar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, institucionet e tjera si dhe akademik maqedonas kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, shkruan lajmi.net.

Profesorët  dhe akademikët nga Maqedonia kanë thënë që ky ligj nuk është lajm i mirë për shtetin Maqedonas, duke i bërë thirrje Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që mos ta nënshkuajë dekretin për këtë ligj.

Tashmë janë dorëzuar edhe letra Kuvendit dhe Presidencës së Maqedonisë për shfuqizimin e ligjit ,me arsyetimin se ky ligj do të dëmtojë të ardhmen e vendit.

“Ky ligj, prish harmoninë dhe kohezionin shoqëror, ku gjuha Maqedonase është instrumentui më i fuqishëm i integrimit. Ky ligj rrezikon funksionalitetin dhe efiqencën e shtetit Maqedonas dhe intitucioneve kulturore” thuhet në letrën dërguar presidencës.

Ndërkaq ka pasur edhe reagime tjera duke e fajësuar Kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, për këtë ligj. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: gjuha shqipe, Maqedoni, predienti

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Stealth Sniper