Liderët e partive kryesore në Maqedoni, në Vjenë për të zgjidhur krizën

Kryetarët e katër partive kryesore në Maqedoni do të takohen të premten në Vjenë të Austrisë në përpjekje për të kapërcyer krizën politike në vend.

Lajme

19/04/2016 20:42

Ish-kryeministri Nikola Gruevski i partisë së qendrës së djathtë në pushtet, VMRO-DPMNE, kryetari i Unionit Socialdemokrat të Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pritet të marrin pjesë në këtë takim, ndërkohë që vetëm PDSH-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Maqedonia ka qenë e përfshirë nga kriza politike që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

Kjo krizë arriti pikën e vlimit kur presidenti Gjorge Ivanov amnistoi 56 politikanë të përfshirë në çështje penale, megjithëse në listë ishte edhe Zoran Zaev dhe ish-presidenti Branko Cërvenkovski.

Dy emrat e përmendur kërkuan vazhdimin e hetimeve. Ndërkohë, në Maqedoni po zhvillohen një valë protestash kundër dekretit në fjalë.