Liderët e BE-së nënshkruan deklaratën e Romës

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian shënuan sot në Romë 60-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, me të cilën janë hedhur themelet e Unionit të sotëm.

Bota

25/03/2017 12:32

 

Liderët e 27 vendeve anëtare nënshkruan deklaratën e re të Romës, gjashtë dekada pas nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, me të cilën ishin hedhur themelet e BE-së të sotëm.

Në këtë ngjarje nuk mori pjesë Britania e Madhe, e cila tashmë ka vendosur të mos jetë pjesë e BE-së.