Lezhë, zbardhet plagosja e së shtunës

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, kur mbeti i plagosur shtetasi Altin Marku.

Lajme

19/06/2016 10:34

Është identifikuar dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, Adrian Gjebeshi (Merlika), i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masë sigurie “arrest me burg” për “vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit”.

Rreth orës 15.00 është paraqitur në urgjencën e spitalit Lezhë, i plagosur me armë zjarri në krah, shtetasi Altin Marku, banues në Kallmet i Madh.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, që ka konstatuar se plagosja ka ndodhur në fshatin Kallmet dhe ne vendin e ngjarjes , gjatë kqyrjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë fisheku armë zjarri M-54. Identifikohet autori i dyshuar, shtetasi Adrian Gjebeshi (Merlika) me mjetin e tij Benz C-Clas, ngjyrë e zezë, me targa AA969NP, dhe lokalizohet vendndodhja e tij në mënyrë të menjëhershme falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Rrugore dhe veprimeve të shpejta hetimore, ky mjet është ndjekur në mënyrë të pandërprerë nga policia dhe autorët, të gjendur nën presionin e frikës, kanë braktisur mjetin në Bishtë Jugë të Shkodrës dhe janë larguar. Mjeti u sekuestrua.

Nga veprimet hetimore të vazhdueshme, dyshohet se në automjet kanë qenë 2 persona të tjerë përveç autorit të dyshuar, për të cilët vazhdojnë hetimet për identifikimin e tyre.

Plagosja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta të çastit.