Lëvizja BESA: E dënojmë dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Pas sulmit që sot u shkaktua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur deputetët e shumicës parlamentare e realizuan detyrimin e tyre ligjor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja BESA i dënon këto incidente dhe konstaton se me atë që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë i lejoi që huliganët e VMRO-DPMNE-së ta sulmojnë institucionin më të lartë ligjëdhënës në vend flet se Maqedonia tashmë nuk i ngjan një shteti demokratik dhe aty askush nuk është i sigurt për jetën e tij. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve të rendit që të jenë në mbrojtje të institucioneve dhe të sigurisë së qytetarëve.

Lajme

28/04/2017 08:17

Lëvizja BESA e dënon dhunën dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, e veçmas shqiptarëve, që të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në nëpër sheshe dhe rrugë frekuentuese të Shkupit dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme që bëhen nga skenarë tashmë të njohur. Duke besuar se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të jenë të arsyeshme, sepse një gabim sot mund të kushtojë shumë nesër.