Letra e Vlora Çitakut për Dukagjin Lipën (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i ka dërguar një letër, babait dhe njëherësh menaxherit të këngëtares Dua Lipa.

ShowBiz

18/07/2017 08:24

Arsyeja pse ambasadorja i dërgoi letër Dukagjinit është një artikull që është shkruar së fundi për suksesin e Dua Lipës në muzikë, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, në letrën e saj Vlora shtoi “…desha që personalisht të ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”.

I privilegjuar nga kjo letër falënderuese, babai i Duas shkroi “Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letëre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”. /Lajmi.net/