Letër vendlindjes sime! – Lajmi.net
Letër vendlindjes sime!
Autori: Halil Matoshi LajmeOp-EdOpinionPolitikëZgjedhjet 2017 18:40, 3 June 2017
Halil Matoshi
Halil Matoshi
Malësia e Gollakut të Kamenicës e ka mundësinë që të përfaqësohet në Kuvend dhe në tavolinën ku merren vendimet shtetnore

Këtë ia mundëson Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e prirë nga Kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj, me kandidatët Ahmet Isudi, nr. 10, Magbule Shkodra nr. 24 dhe Halil Matoshi nr. 44.

Malësia e Gollakut të Kamenicës është ndër rajonet kufitare të Kosovës që përgjatë tanë historisë ka qenë vatër e fushëbetejave epike dhe e kthesave dramatike;

Që nga Lidhja e Prizrenit (1878) si dhe Kryen gritjet e viteve 1910-1913 kjo krahinë shqiptare ka lind e rritë trima me fletë.

Kjo trevë e ka ruejtur kufinin lindor të Shqipnisë më 1912 dhe 1944 duke u kryengritur në Kitkë ku u shkatërrua Brigada famëkeqe serbe-partizane , e Shtata Maqedono-kosovare dhe ka marrë pjesë masovikisht (ka nji pushkë për ship) në Luftën e Gjilanit, në dimnin e vitit 1945.

Që nga Arif Tygjeci (Kosumi), Pleqnari legjendar Latif Matoshi, tek Bejtë Pireva, që nga Bellk Pireva, Mulla Mismi i Sfirces, Bajram Kurti dhe familja e madhe Sadiku e Gjyrishecit që strehoi ideologun e kryengritjeve shqiptare të vitit 1944-45; Nga familja e amdhe Isufi; Nga Ahmet Fetah Kosumi e Lam Shahiqi; Nga familjet e medhaja Matoshi e Leci te Gmices, Kosumi e Ismajli; Nga familjet e medha Berisha, Doda e Demaj: Nga familjet e mdha Kurti e Mavriqi; Nga familjet Hyseni e Munishi deri tek herojt e kohës më të re Kadri Zeka e Nuhi Berisha, Malësia e Gollakut kurrë nuk e ka shue pishtarin e lirisë, duke e mbajtun të gjallë idenë çlirimtare për mëvetësi dhe shtet…

Dhe sot, kjo trevë ka mbetun thuajse shkret.

Të lënë masdore nga Qeveritë e masluftës së fundit, sidomos nga pushteti I LDK-së dhe PDK-së, treva pothuajse është braktisun nga popullsia.

Shkolla e Tygjecit dikur me mbi 700 nxanës (vitete 70-80) sot rerzikohet të mbyllet, kurse shkolalt në Sfircë, Zajçec, Gmicë tashma kanë nhga 2-3 nxanësa ose janë mbyllun fare!?

Nëse i hedhet një vështrim rutinë, treva e Gallapit që përkon në Komunën e Prishtinës, që nga Mramori, Llukari, Grashtica, Prapashtica, Dabisheci, Gllogovica e drei në Hajkobillë ka një zhvillim impresiv (madje për secilen shtëpi janë shtru rrugët) kurse nga Hajkobilla e deri në Kamenicë, përgjatë brezit kufitar me Serbinë, nuk âsht bâ pothuajse asgjâ.

Pos që nuk është investuar asgjë që nga vitet 2000 kur asht asfaltu rruga Kamenicë-Kapi, nuk i âsht i dhânë impuls zhvillimit të ekonomisë rurale, dhe as turizmit rural e këndejpari ka resurse të mrekullueshme.

Sëkëndejmi i tanë rajoni i Komunës së Kamenicës – në legjislaturën e fundit – nuk asht i përfaqësuem në Kuvendin e Republikës me asnjë deputet, e kjo ka ndodhë si pasojë e sistemit zgjedhor dhe shpërndarjes së votës nëpër parti e kandidatë që Kamenicën e shohin vetëm në harta gjeografike dhe në televizor!

Për zgjedhjet e 11 qërshorit Komuna e Kamenbicës dhe sidomos treva e Gollakut e ka një mundësi, jo vetëm që t’i ketë përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Republikës (Ahmet Isufi, Magbule Shkodra dhe Halil Matoshi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) por edhe t’i ketë njerëzit e vet në sofrën e parë, aty ku merren vendimet e mëdha, duke qenë se Ahmet Isufi është nënkryetar i partisë së Ramush Haradinajt, Zonja Shkodra asht kryetare e Grave të AAK-së, ndërsa Halil Matoshi një ndër njerëzit e afërt të Kryeministrit në ardhje Zotni Ramush Haradinajt.

Unë jam rritë e shkollue në Gmicë, Zajçec e Tygjec dhe kurrë nuk e kam braktisë shpirtnisht vendlindjen dhe trevën tonë – unë kam shkrue shumë tuj ia que zanin larg Malësisë së Gollakut dhe njerzve të saj – e kam obligim me ba ma shumë për Ju – porse më duhet mbështetyja Juej!

Vota Juej.

Votojeni me 11 qërshor Koalicionin PDK-AAK-Nisma me numër 12 dhe njeriun Tuej Halil Matoshin më numër 44!

Pra ky rajon e ka një mundësi, të votojë njerëzit e vet nga AAK-ja (Isufin, Shkodrën e Matoshin) që ata të kenë fuqiën tuaj që në tavolinën ku merren vendime e ku ndahet bugjeti i shtetit të ju përfaqësojën Juve: Që në nivelin ma t’naltë të pushtetit të ndihet zani i Juej!

Prandaj votoni kandidatët Tuej për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, votojeni Koalicionin 12: Ahmet Isufin me numër 10, Magbule Shkodrën me numër 24 dhe Halil Matoshin me numër 44.

Këta kandidatë janë zâni Juej!

Me fuqinë e votës suaj ringjallne Gollakun e Kamenicës!

Jepni krah Kosovës!

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3