Lëreni duhanin menjëherë me këto kërpudha magjike

Për njerëzit që e pinë duhanin, lënia mund të jetë një gjë shumë e vështirë.

Lifestyle

21/01/2016 20:46

Përafërsisht 480,000 amerikanë vdesin çdo vit nga duhani, duke e bërë shkaktarin më të madh të shërueshëm të vdekjes në vend.

Nëse kjo nuk është mjaftueshëm që duhanxhijtë ta lënë duhanin, është provë që e tregon fuqinë e varjes nga nikotina. Universiteti Johns Hopkins doli me një studim për efektet e përdorimit të psilocybin-ës, agjentit halucinogjen që gjendet tek “kërpudhat magjike”.

Sipas studimit, rezultatet e përdorimit të këtyre kërpudhave si ndihmës për lënien e duhanit janë mbresëlënëse, transmeton lajmi.net.

Studimi tregoi një rënie të pirjes së duhanit për 80% pas 6 muajsh përdorimi të këtyre kërpudhave nga të prekurit. Mosha mesatare e pjesëmarrësve të studimit ishte 55 vjeç, dhe të gjithë pinin mesatarisht 19 cigare në ditë për 31 vite.

Të gjithë kishin provuar ta linin duhani dhe kishin dështuar; dhe disa kishin eksperimentuar me halucinogjenët në te kaluarën por asnjë nuk kishte provuar ta trajtonin varësinë e tyre me kërpudha.

Studiuesit tregojnë se rezultatet nuk duhet të inkurajojnë askë ta provojë këtë proces të ndërlikuar vetëm sepse ambienti duhet të jetë i kontrolluar nga profesionistë përpara se të funksionojë. /lajmi.net