Leonora Jakupi uron e para festën e Kurban Bajramit (Foto)

Këngëtarja Leonora Jakupi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, dhe tenton që gjithnjë të jetë sa më afër fansave të saj.

ShowBiz

12/09/2016 08:42

Duke qenë një figurë publike, ajo kujdeset që për çdo festë t’ju dedikojë një urim të gjithë ndjekësve të saj.

Ndonëse nuk ka kaluar ende ora 00:00, sot (e dielë) Leonora publikoi në llogarinë personale në Instagram një fotografi të Mekës, përmes të cilës i uroi të gjithë ndjekësve të saj festën e Kurban Bajramit.

Leonora është bërë kështu këngëtarja që rrëmbeu e para momentin për t’i uruar fansave këtë festë, ndonëse pa kaluar ende në ditën tjetër. /Telegrafi/