Lëngu natyral që ju ndihmon të flini si një foshnje – Lajmi.net
Lëngu natyral që ju ndihmon të flini si një foshnje
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 17:55, 10 October 2017
A keni vështirësi për të fjetur dhe zgjoheni në mes të natës?

Problemet me gjumin rrisin rrezikun për sëmundjet kronike, ashtu si edhe tensionin e lartë të gjakut, sënundjet e zemrës dhe infarktin.

Në fakt, lajmi i mirë është se ekziston një pije që ju ndihmon të flini si foshnje, transmeton Klan Kosova.

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj kokosi

¼ lugë çaji të mjaltit të papërpunuar

1/8 lugë çaji kripë deti

Si ta përgatisni dhe përdorni këtë pije?

Opsioni i parë

Përzieni mjaltin dhe vajin e kokosit në një enë dhe shtoni edhe kripën. Përzieni mirë, konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje dhe më pas konsumojeni një gotë ujë.

Opsioni i dytë

Konsumojeni vajin e kokosit dhe mjaltin ndarazi dhe më pas konsumojeni edhe një gotë ujë. Më pas mund të shtoni kripën e detit në një filxhan të vogël uji dhe ta konsumoni atë.

Pse ndihmon kjo përzierje?

Vaji i kokosit është i pasur me yndyrna të shëndetshme që furnizojnë trupin tuaj me energji gjatë natës. Konsumimi i kësaj përzierje para se të shkoni në gjumë parandalon zgjimin nga uria.

Gjithashtu parandalon rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, të cilat shpesh janë shkaktar për çrregullimet e gjumit.

Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit tuaj.

Kripa ka aftësinë për të ulur nivelin e hormoneve të stresit. Poashtu stimulon prodhimin e energjisë që trupi ka nevojë gjatë natës.

Fjalët kyçe: Gjumë

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2