Lekaj thotë se do të krijohen kushte për rritjen e investimeve nga diaspora

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ka biseduar me bashkatdhetar atje, për mundësinë e rritjes së investimeve nga diaspora.

Lajme

09/11/2017 11:08

Lekaj me anë të një postimi në facebook ka thënë se do të krijohen mundësi që të rriten investimet e diasporës në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:

Vizita në Gjermani, përveç që përmban anën zyrtare, po mundohemi të kemi kohë për të parë nga afër edhe sukseset e diasporës tonë. Një potenciali të jashtëzakonshëm për të cilën se shpejti do të krijohen mundësitë që këto investime të rriten dhe t’i orientojmë në Republikën e Kosovës. Kështu ishte disponimi i bashkëqytetarëve tonë, të cilët me të drejtë dhe me plotë zhgënjim deklaruan se deri tani në Kosovë nuk kanë patur partner dhe mundësi partneriteti me shtetin e vet, me Kosovën.

Ju garantova se prej tani, në Kosovë e kanë shtetin, dhe që do të bëjmë çdo gjë që është e mundur e ligjore që t’i ngrohim raportet në mes të Kosovës dhe diasporës së saj, sepse vetëm kështu mund t’ia arrijmë synimit për zhvillim ekonomik e për punësim të rinisë.

Faleminderit që na e zbardhni fytyrën, jo vetëm në Gjermani por në tërë Evropën, KELMENDI GMBH në Essen Import – Eksport të produkteve nga Kosova dhe “ROGRO” në Iserlohn, fabrikë për dyer dhe dritare, të cilët punësojnë me dhjetëra shqiptarë dhe promovojnë vendin e vet, Kosovën./Lajmi.net/