Ledri dhe Ermali lënë nam në aeroport, publikohet videoja

Të dy janë emra shumë të njohur të skenës muzikore shqiptare.

ShowBiz

18/11/2018 12:40

Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula meqë ushtrojnë të njëjtin profesion, rastisin të jenë shumë shpesh bashkë në udhëtime, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht lodhjeve të tepërta, e pritjeve të gjata që duhet bërë gjatë këtyre udhëtimeve, ata gjejnë kohë të argëtohen së bashku.

Ishte Ledri ai i cili ka publikuar së fundi një video, në të cilën shfaqet në aeroport bashkë me Ermalin, duke u argëtuar me një valixhe.

Kujtojmë që viti që po e përmbyllim ka qenë shumë i suksesshëm për të dy artistës, si me këngë ashtu edhe me koncerte. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqUWnamHU4X/