Le Pen thotë se Franca duhet të rikthejë kontrollet kufitare për ta luftuar terrorizmin

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen ka thënë se Franca duhet të rikthejë kontrollet kufitare dhe të dëbojë nga shteti të huajt.

Bota

21/04/2017 17:25

Kjo sipas saj, është mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin islamik, raporton Reuters

“Ne nuk mund të përballojmë humbjen e kësaj lufte. Qeveritë e 10 viteve të fundit, kanë bërë çdo gjë që ne ta humbim këtë luftë. Ne kemi nevojë për një presidencë e cila vepron dhe na mbron”, është shprehur Marine Le Pen, transmeton lajmi.net

Sulmi i djeshëm në Francë, ka ndodhur pikërisht para zgjedhjeve të cilat do të mbahen të dielën, e ku kandidate kryesore do të jetë edhe Le Pen.

Ajo gjatë tërë kohës ka kritikuar shtetin për mënyrën e sjelljes ndaj sulmeve terroriste, dhe ka shtuar se do të synojë largimin e Francës nga Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/