LDK në parim e do rrëzimin e Qeverisë

Arben Gashi thotë se në parim LDK është për rrëzimin e Qeverisë. Për nismën e AAK’së lidhur me mocionin e mosbesimit, thotë se ende nuk ka një qëndrim zyrtar të partisë së tij, ndërsa beson se duhet një veprim i koordinuar.

Lajme

13/02/2014 14:04

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se në parim janë që Qeveria aktuale të rrëzohet sa më shpejt.

Ai, në një prononcim të shkurtër për lajmi.net, potencoi se ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga LDK lidhur me nismën e AAK’së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por pohoi se në takim me partitë opozitare do të japin qëndrimin e tyre.

“Unë besoj se ky duhet të jetë veprim i koordinuar. Në takim me partitë opozitare do ta japim përgjigjen dhe qëndrimin zyrtar”.

“Në parim, ne jemi që kjo Qeveri të rrëzohet sa më parë”.

“Pastaj, për veprimet konkrete do të ndërtohet plani”, ka deklaruar Arben Gashi për lajmi.net.