Largoni kancerin e gjirit pa kimioterapi, në vetëm 11 ditë

Shumë gra vuajnë nga kanceri i gjirit dhe shumica e tyre e shohin atë si shkaktar i  vdekjes që nuk mund t’i ikin kurrë.

Lifestyle

21/06/2017 22:17

Me sa duket, shkencëtarët nga Amsterdam zbuluan diçka që do të siguronte shpresë për shumë gra dhe mund të shpëtojë jetën mijëra pacienteve. Profesori Nigel Bundred paraqiti në Konferencën Europiane të Kancerit të Gjirit hulumtimin e tij që thotë se një kombinim i disa ilaçeve kundër kancerit mund të vrasin kancerin në vetëm 11 ditë, madje edhe pa ndihmën e kirurgjisë ose kimioterapisë, transmeton Gazeta Shneta.

Këta shkencëtarë kanë zbuluar se kombinimi i herceptin-it ose i njohur gjithashtu si trastuzumaband lapatinit mund të shkatërrojë efektivisht kancerin e gjirit në vetëm 11 ditë!

Qëllimi i hulumtimit ishte përdorimi i këtyre dy ilaçeve të ndryshme për të luftuar kundër një proteine që quhet HER2 ose Receptori i Faktorit të Rritjes Epidermike të Njeriut, i cili është përgjegjës në ndarjen dhe zhvillimin e qelizave të kancerit.

Përveç largimit nga kimioterapia ose kirurgjia e mundshme, mund t’i shpëtojnë edhe efekteve anësore të tilla si: humbja e flokëve, lodhja dhe vjellja.

257 femra të cilat kishin rezultuar të gjitha kancerin e gjirit HER2 pozitiv i janë nënshtruar eksperimentit, ku gjysma e tyre ishin grupi i kontrollit që mori vetëm Herceptin, ndërsa gjysma tjetër përdorte kombinimin e këtyre dy ilaçeve.

11% e atyre grave që morën kombinimin e ilaçës nuk kishin parë qelizat e kancerit të mbetura në vetëm dy javë dhe rreth 17% të rasteve kishin pasur tkurrje të tumoreve.

Në krahasim me grupin e kontrollit, ata kishin 0% pa gjurmë të qelizave të kancerit dhe vetëm 3% e tyre kanë treguar një rënie në madhësinë e tumorit.

Kombinimi i këtyre barnave ka efekte jashtëzakonisht të larta përfituese në rastin e trajtimit të kancerit të gjirit, dhe këto gjetje mund të kontribuojnë shumë për një ndryshim më të madh.