Largoni dhjamin me këta dy përbërës

Një pjesë e mirë ekspertësh besojnë se heqja e depozitave të dhjamit në trup duhet të bëhet duke ndjekur një dietë strikte.

Lifestyle

14/09/2016 14:58

Por në fakt procesi i djegies së yndyrës së trupit ndikohet dhe nga rezerva të tjera energjie, të njohur si glikogjeni (karbohidratet) dhe proteinat (muskujt).
Në mënyrë që të nxisni trupin tuaj të përdorë yndyrën e akumuluar, duhet të ndryshoni mënyrën e përdorimit të depozitave të energjisë.
Në rastet e stresit konstant, mund të hani ushqim vazhdimisht, por kjo mund të jetë dhe për shkak të ekzistencës së parazitëve në stomak. në rastet e konsumimit të tepërt të ushqimeve të ëmbla, trupi merr shumë mukozë e cila është perfekte për këto parazitë.
Ky mjedis është i favorshëm edhe për bakteret apo kërpudhat, ndaj duhet të gjeni mënyrën e duhur për të eleminuar yndyrën e akumuluar në trup dhe të hiqni parazitët. Trajtimi i mëposhtëm natyral është shumë efektiv:

Përbërësit:
10 gram karafil i thatë
100 gram fara lini

Përgatitja:
Duhet t’i grini të dy përbërësit dhe të përgatisni një pudër.

Përdorimi:
Çdo mëngjes për 3 ditë më radhë duhet të konsumoni 2 lugë gjelle nga kjo pudër me një gotë ujë ose me mëngjesin tuaj.
Për efekte më të mirë, përdoreni këtë trajtim për 3 ditë, bëni po kaq ditë pushim dhe përsëriteni procedurën sërish.
Pas një muaji, do të ndjeni efektet e mrekullueshme, pasi trupi juaj do të jetë i pastër nga parazitët dhe toksinat. Gjithashtu mbani mend që duhet të konsumoni mieralet dhe vitaminat nevojshme ditore, në mënyrë që të merrni energjinë e duhur për ditën.