Largohet nga Real Madrid, transferohet në Inter (FOTO)

Fabio Coentrao mund të largohet sot nga Real Madrid duke nënshkruar me Interin

Sport

31/08/2016 09:18

Inter pret një përforcim nga Real Madrid, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi i krahut, Fabio Coentrao mund të nënshkruajë sot me “Nerazzurrët”, raportojnë mediat italiane.

Inter është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, Coentrao – i huazuar edicionin e kaluar në Monaco – mund të jetë përforcimi i ri i ekipit të trajnerit Frank de Boer.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.