Lamtumirë Atletico, Simeone e ka gati klubin e ri nga viti 2018

Diego Simeone është duke u bërë gati për largim nga Atletico Madrid.

Sport

21/09/2016 08:50

Diego Simeone do të largohet nga Atletico Madrid pas skadimit të kontratës së tij më 2018.

Strategu argjentinas ka filluar të planifikojë të ardhmen e tij larg nga Vicente Calderon, shkruan “Goal.com”.

Dhe, ai pritet të emërohet trajner i ekipit ku luajti si futbollist, Inter, përcjell “Lajmi.net”.

Simeone së fundmi ka pranuar se dëshiron të rikthehet në Serie A ku ishte i angazhuar në drejtim të Catanias, por ka përvojë të madhe si futbollist pasi luajti edhe për Lazion.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.