LajmiVOX: Qytetarët rrezikohen në rrugën më të avancuar në Prishtinë (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Qytetarët rrezikohen në rrugën më të avancuar në Prishtinë (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOX 18:01, 25 October 2016
Në rrugën më të avancuar në kryeqytet, e cila është ndërtuar së fundmi, qytetarët rrezikohen gjatë kalimit të saj

Kjo sepse në një pjesë të rrugës B në Prishtinë, qytetarët detyrohen ta kalojnë rrugën në vendin ku s’ka fare vija të bardha. Qytetarët që banojnë në këtë rrugë, nuk kanë ‘zebra’ fare në një kryqëzim që çon për te banesat e tyre. Vendi më i afërt i vijave të bardha është rreth 100 metra larg, raporton LajmiVOX.

Edhe banorët e kësaj ane u ankuan për gjendjen në këtë rrugë. Ata kërkuan nga Komuna e Prishtinës që të bëjë një  nën kalim pasi që  sipas tyre është shumë e nevojshme.

“Është shumë rrezik të kalosh rrugën.  Zebrat janë shumë larg nga këtu. Është dashtë që kjo pjesë të rregullohet”, u shpreh një qytetar.

“Vija të bardha për kalim duhet me pas këtu. Të gjithë banorët  e kalojnë rrugën këtu”

“Shumë rrezikojmë sidomos fëmija. Rruga është shumë keq. Prindërit detyrohen që ti përcjellin fëmijët për në shkollë. Automjetet lëvizin shumë shpejtë”, u shprehë një banore.

“Ne jemi të detyruar që të kalojmë. Shumë është rrezik. Duhet të bëhet një mbikalim ose nën kalim. Automjetet lëvizin shumë shpejt”, u shpreh një banorë.

Është rrezik. Por vendkalimi për këmbësorë është  pak më larg nga këtu”, tha një qytetar.

Fjalët kyçe: LajmiVOX, Rruga B

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master Japan
  • Play Rock Wheels