LAJMI I FUNDIT: 48 orë paraburgim për Feron

Reperi Fero bashkë me menaxherin e tij Mehmet Elshani janë shoqëruar në Stacionin e Policisë me dyshimin se dyshja në fjalë janë hakmarrë ndaj grupit që kanë rrahur reperin Fero para dy ditësh.

ShowBiz

22/03/2018 20:14

Këtë rast për lajmi.net para pak orësh e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ndërsa tani, zëdhensja Ahmeti për lajmi.net konfirmoi se Fero dhe dy personat e tjerë të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Tre personave të dyshuar nga prokurori i shtetit u është shqiptuar masa e ndalimit, të njëjtit do të dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë” ka thënë Ahmeti për lajmi.net

Kutojmë se në prononcimin e mëhershëm është konfirmuar se njërit nga të dyshuarit i është gjetur një elektroshok./Lajmi.net/