Lajm shokues, Ferrari mund të largohet nga Formula 1

Sergio Marchionne ka bërë të ditur se skuadra është duke e konsideruar mundësinë e tërheqjes nga Formula 1.

Sport

03/11/2017 09:22

Ferrari mund të largohet nga Formula 1.

Presidenti i ekipit italian, Sergio Marchionne ka bërë të ditur se skuadra është duke e konsideruar mundësinë e tërheqjes në shenjë pakënaqësie për rregullat e reja në sportin më të popullarizuar motorik.

“Duhet të zvogëlohen shpenzimet e skuadrave, udhëheqësit duhet të kenë qëllime të mira”, tha ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse deri më 2021 nuk shohim ndryshime, do të jemi të detyruar të marrim vendime dhe të largohemi nga Formula 1”, theksoi Marchionne. /Lajmi.net/