Lajm i mirë për motin nga e hëna

Kosovën sot e pret mot i vranët dhe me shi në orët e para të pasdites.

Lajme

19/03/2017 08:18

Temperatura më e ulët e mëngjesit do të lëviz nga 2 deri në 4 gardë celsius, kurse maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.

Në Prishtinë, pritet të ketë shi, kurse temperatura minimale do të jetë 4 gradë celsius, kurse maksimalja 17 gradë.

Megjithatë, moti do të përmirësohet të hënën. Vendi ynë të hënën do përshkohet nga moti me diell dhe temperatura maksimale deri në 21 gradë celsius.Edhe në vazhdim të javës tjetër, të martën dhe të mërkurën, moti do të jetë i kthjellët dhe me diell.

Temperatura më e lartë të mërkurën pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius.