Labinot Tahiri zbulon plaçkitësin (Foto)

Dje është konfirmuar nga Labinot Tahiri se dikush i ka thyer veturën dhe i ka vjedhë çantën me gjithë dokumente.

ShowBiz

23/05/2017 08:35

Më vonë Labi publikoi imazhe të veturës së thyer, duke treguar se ai e di fytyrën e plaçkitësit por që nëse i kthen gjësendet e vjedhura do t’ia fali, shkruan lajmi.net.

“K’jo Audia Q7, është vetura e vellaut tim Milot Tahirit dhe k’jo vetura A4 e zezë te ciles ia kam numrat e tabelave dhe shihet fytyra e personit qe e ka thyer xhamin e kesaj AudiQ7! I bej thirje, që të ma k’thej Qanten e dores, ne të cilen i kam dokumentet; lejenjoftimin, patentshoferin dhe te tjerat dokumente! Me ke bere telashe për ti nxjerrë dokumeentet e reja, dhe nese nuk mi k’then, unë do ta publikoj foton dhe videon tënde kur del dhe futesh ne veturë!

Ato dokumente, mundesh me i sjell ne Ferizaj rruga Elbasanit46 shtepia ime!

Me kete dua te ta fali nga ana jone ate veprim qe ke berë! Por ata fale Zoti është tjetër gjë.

Mi sjell dokumentet!” ka apeluar Labi tek personi që ka kryer vjedhjen, duke mos ia bërë publike fytyrën e tij.

Kujtojmë se këngëtari ditë më parë ka marrë një vendim se që nga muaji shtator do ta lë përfundimisht muzikën, për të vazhduar kështu në politikë. /Lajmi.net/