Labinot Tahiri me dhimbje njofton për vdekjen e Aurora Krasniqit

Rastet që kanë nevojë për ndihmë çdo ditë e më shumë janë në rritje në vendin tonë.

ShowBiz

16/10/2018 13:56

Aurora Krasniqi ishte njëra prej vajzave e cila ka kohë që lëngonte nga një sëmundje e rëndë, shkruan lajmi.net.

Sëmundja e leukemisë akute sot i mori jetën e Aurora Krasniqit, për shërimin e të cilës kishin kontribuuar edhe shumë prej fytyrave publike.

Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahri, i cili muaj më parë kishte marrë iniciativë ta ndihmonte Aurorën me dhimbje njoftoi për vdekjen e saj.

“Sot morra lajmin e hidhur për vdekjen e vajzez, shoqes, dhe engjullit tonë Aurora Krasniqi.
Dua te u falenderojë shumë për kontributet e juaja që keni dhënë për atë engjull.
Me preki në zemër ky lajm?”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bo_gVMLhXG1/?hl=en&taken-by=labinottahiriofficial