Labinot Tahiri ka nostalgji për këtë kohë, publikoi një foto të rrallë

Labi duket se ka nostalgji për këtë kohë.

ShowBiz

27/11/2018 23:40

Këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri duket se ka nostalgji për kohën kur ishte fëmijë, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi ai në llogarinë e tij, Instagram sapo ndau një fotografi kur ishte në shkollë, bashkë me shokët dhe shoqet e klasës.

“E përshëndes shumë mesuesin tonë të dashur e të pa harruar, Muhamet Bislimin dhe klasen time të shkollës fillore Jeronim De Rada Ferizaj!
Këtu jam nē klasën e dytë dhe jam në mesin e shokëve!
Unë jam në qendër i ulur poshtë me të kafta, Jett Lee??✊? Sigurisht se jeta na ka n’da nēpër botē, por dashuria në mes nesh nuk harrohet kurrë.
Në muzik, në edukat fizike dhe histori kam qenë shumë i mirë,
në të tjerat dihet haha! Zoti ju Bekoftë.
I pa ndryshuar për shokët dhe shoqet, Labinot Islam Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipērisë.”, shkruan ai.

Labi vazhdon të jetë i angazhuar në projekte dhe koncerte të ndryshme muzikore e që së fundmi ishte pjesë e rubrikës “Kë zgjedh”, në emisionin “Mirage”, i cili zgjedh në mes fytyrave publike. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bqs049DBTQ-/

YouTube player