Labi bën me kulm mbi kokë edhe një familje skamnore (Foto)

Edhe pasi hyri në politikë, duke fituar mandatin e deputetit të AKR-së, Labi po vazhdon me aktivitete humanitare.

ShowBiz

31/07/2017 14:08

Sot ai ka arritur të mbledhë shumën prej 26.000 eurosh për një familje 17 anëtarëshe, shkruan lajmi.net.

Në profilin e tij në Instagram, Labi ka publikuar disa imazhe në të cilat tregon shumën e parave që ka grumbulluar si dhe disa pamje të shtëpisë ku ka banuar ajo familje.

“Edhe kjo ditë u krye!
Zoti ju a shendritë jetën tuaj, për të gjitha kontributet që keni dhënë ne vendin tuaj.

Shikojeni gjendjen e kësaj familje, ndërsa për pak ditë do të bëjnë gjumin në shtëpinë e re!

Labi?” shkroi ai në Facebook, duke publikuar edhe videon gjatë dorëzimit të parave për shtëpinë e re të kësaj familje. /Lajmi.net/