Ky ishte postimi i fundit që i ndjeri Art Kurti e kishte bërë në Instagram

Aktori i serialit ‘O sa mirë’ Art Kurti sot në orët e para të mëngjesit është gjetur i vdekur në Gjakovë.

ShowBiz

24/04/2018 14:31

“Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra.Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”, ka sqaruar në raport me rastin zyrtarja e Policisë së Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Ndërsa komandanti i Policisë Rajonale në Gjakovë, Krist Gjokaj thotë se rasti po cilësohet si i dyshimtë.

Gjokaj ka thënë se ende nuk dihet saktë nëse është vrasje apo vetëvrasje. Ai ka shtuar se me rastin është duke u marrë edhe mjekësia ligjore.

“Jemi duke bërë hetimet rreth vdekjes sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kemi marrë informatë për një trup të pajetë në fshatin Goden afër kufirit, policia ka shku në vendin e ngjarjes ku ka konstatu vdekjen me anën e ambulancës dyshohet për një mashkull rreth 30 vjeçar për momentin është e paqartë a është vrasje apo vetëvrasje. Trupin e pajetë e ka marrë mjekësia ligjore dhe pas obduksionit do dalin me informata shtesë”, ka thënë Gjokaj.

Arti  nga kolegët e serialit pjesë e të cilit ishte është cilësuar si një djalë dhe koleg fantastik ndërsa vdekja e tij preku edhe ata që nuk e njihnin.

Ndryshe i ndjeri sa ishte gjallë ka qenë aktiv nëpër rrjete sociale, sidomos në Instagram dhe postimi i tij i fundit në këtë rrjet ka qenë një foto me një mike të tij, ndërsa pranë imazhin shihet komente të ndryshme në lidhje me rastin./Lajmi.net/