Ky është Mikel Xhiko, burri që vrau gruan në Korçë (Foto)

Ky është Mikel Xhiko dhe bashkëshortja e tij, Yllka Xhika, e vrarë sot prej tij për motive xhelozie. “Panorama” sjell foton e çiftit pas krimit tragjik të ndodhur në familje.

Lajme

19/06/2016 13:17

Mësohet se Mikel Xhika ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij duke e vrarë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. E gjithë skena ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të çiftit. Dyshimet janë se Xhiko ishte xheloz për bashkëshorten e tij.

Çifti kishte disa kohë që jetonte me qira në një apartament në Lagjen nr. 17 të Korçës. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen.