Ky është lëngu natyral që ua lehtëson kollitjen

Ka filluar periudha e vitit kur infeksionet bakteriale dhe virale lulëzojnë duke na bërë më të ndjeshëm ndaj kollës dhe bronkitit.

Lifestyle

30/10/2016 23:35

Bronkit është një inflamacion i mushkërive ndodh si pasojë e infektimit me virus, grip apo nga një ftohje. Kjo situatë çon në kollë të vazhdueshme të thatë ose me lagështi, e cila mund të zgjasë nga disa ditë për 2-3 javë.

Më poshtë ju sjellim një recetë që ju ndihmon që të luftoni nga këto viruse në mënyrë krejtësisht natyrale dhe pa efekte anësore, transmeton Klan Kosova.

Receta:

Zieni 250 ml qumësht, dhe më pas lëreni atë të ftohet. Më pas, shtojani një lugë gjelle gjalpë dhe një lugë gjelle mjaltë.

Përziejeni mirë dhe më pas shtojeni një filxhan të një të bardhe veze të rrahur mirë paraprakisht dhe ¼ e lugës së çajit sodë buke.

Kjo recetë ka rezultuar e fuqishme për  shërimin e kollës, por poashtu edhe bronhitisit, laringitisit sit e fëmijët ashtu edhe te të rriturit.

Këtë recetë duhet ta përdorni para gjumit, të paktën për pesë ditë në mënyrë që të keni rezultate.