Ky është gjakovari që sulmoi Ushtrinë Amerikane, Ardit Ferizi (Foto)

Autoritetet e Malajzisë kanë arrestuar kosovarin Ardit Ferizi, rreth të 20-ve, me akuzën se ka sulmuar softuer kompjuterikë të Ushtrisë Amerikane, nga ku ka marrë të dhëna për rreth 1000 ushtarakë dhe njerëz federal të cilat më pas ua ka dhënë liderëve të grupit terrorist ISIS.

Lajme

16/10/2015 11:16

Ferizi është emër i njohur për Policinë e Kosovës, pasi që edhe disa herë ka sulmuar portalet e njohura kosovare.

Ardit Ferizi

Gazeta Express sjell fotot e këtij të riut, për të cilin sot po shkruajnë mediat e gjithë botës.

Ndryshe, ai është arrestuar më 15 tetor në Kuala Lampur, raporton Associated Press, duke cituar shefin e policisë malajziane Khalid Abu Bakar.

Ardit Ferizi

“Hetimi kishte gjetur se i dyshuari kishte komunikim me një nga njerëzit kryesor të Shtetit Islamik në Siri, të cilit i kishte siguruar informacione të rëndësishme rreth personelit ushtarak të SHBA-ve”, thuhet në deklaratën e Policisë. Ato të dhëna kompjuterike më pas u futën në funksion të grupit terrorist, të cilët filluan të kërcënojnë pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane.

Ardit Ferizi i arrestuar