Kuvendi sot merr vendim për përjashtimin e  Edi Ramës

Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama 10 ditë nga Kuvendi. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Lajme

14/06/2016 09:39

Kërkesa për përjashtimin u bë nga opozita pas seancës së shkuar plenare, ku demokratët pretendojnë se janë fyer nga kryeministri.

“Në seancë plenare të datës 9 qershor 2016, deputeti Edi Rama nën një sjellje të paprecedentë në sallën e seancës plenare, ka përdorur gjuhë ofenduese dhe jo parlamentare që cenojnë rëndë personalitetin e deputetëve të opozitës. Deputeti Edi Rama i është drejtuar disa herë dhe në mënyrë të vazhdueshme me fjalë fyese deputetëve të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në kërkesë.

Më tej në kërkesë deputetët kërkojnë që të merren masa disiplinore për kryeministrin Edi Rama.