Kuvendi në turne evropian për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me përfaqësuesit e partive politike në Kuvend, do të nisin një turne nëpër Evropë për të kërkuar mbështetjen për liberalizim vizash.

Lajme

31/05/2018 11:44

Veseli ka thënë se nga java e ardhshme ky turne do të fillojë nëpër qendrat e shteteve evropiane.

“Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të filloj një turne lobimi në qendrat europiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli në Facebook.