Kuvendi miratoi edhe në leximin e dytë ligjet për Gjykatën Specialen

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur tani, ka miratuar edhe në leximin e dytë në leximin e dytë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Lajme

03/08/2015 23:45

Me 66 vota pro, 3 vota kundër, 1 abstenim, ky ligj ka kaluar edhe në leximin e dytë, shkraun lajmi.net.

Po ashtu, Kuvendi me 62 pro kundër, 8 kundër, 2 abstenime ka miratuar edhe ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Deputetët e opozitës kanë bojkotuar këtë seancë. (lajmi.net)