Kushtetuesja shtyn vendimin për vendosjen e kryqit në Butel

Kontesti për kryqin në Butel të Shkupit nuk mer epilog. Gjykata Kushtetuese e anuloi seancën, pas iniciativës së kryetarit të Strugës, Ziadin Sela, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Kryqit të vendosur në Komunën Butel.

Lajme

22/06/2016 12:33

Gjykatësit kushtetues me tetë vota pro vendosën që nga rendi i ditës ta heqin pikën për shqyrtimin e iniciativës dhe u pajtuan që pika të shtyhet për seancën e radhës.

Ndryshe, Kryqi 55 metra i lartë është donacion nga Kongresi Botëror Maqedonas i Todor Petrov. Vendosja e kryqit në Butel nxiti tensione ndëretnike, pasi që me vendosjen e saj nuk u pajtua BDI-ja e cila organizoi protesta disa ditëshe.