Kush po propozon rinumërim të votave në Prishtinë?

Rezultati në Prishtinë ka qenë befasi për shumë kënd, përderisa dallimi është afër 300 vota aktualisht ndërmjet dy kandidatëve.

Lajme

19/11/2017 22:24

 

Por publicisti, Adriatik Kelmendi po propozon që në Prishtinë të ketë edhe rinumërim të votave, transmeton lajmi.net

“Nëse edhe pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora diferenca ndërmjet të 2 kandidatëve është më pak se 200 vota – Prishtina duhet të shkojë në rinumërim”, ka shkruar Kelmendi në facebook.

Ndryshe janë edhe mbi 1500 vota me postë për tu numëruar. /Lajmi.net/