Kush janë politikanët e lartë që kanë fshehur paratë në Qipro?

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Fatos Klosi ka dhënë një deklaratë të fortë në emisionin “Dritare”.

Lajme

06/04/2016 16:21

Sipas Klosit në vitin 2001, SHBA i kanë servirur SHIK informacione mbi depozitimin apo fshehjen nga politikanë shqiptarë të shumave të parave në Qipro por edhe diku tjetër. Dhe ka vazhduar ish kryeagjenti SHIK e ka bërë punën e vet, e ka dërguar informacionin në fjalë “atje ku mund të shkonte” sipas ligjit.

Klosi bën fjalë për një periudhe ku qeveritë socialiste të Pandeli Majkos dhe të metës i lanë vendin njëra tjetrës, por ai nuk ka sqaruar më tepër se kush është politikani i lartë dhe për më tepër se kujt ia ka referuar ai këtë shqetësim të amerikanëve.

Lidhur me deklaratën e fortë të Klosit por edhe me mjegullinën që lë ai ka reaguar edhe opinionisti Andrea Stefani në një shkrim në “Dita”: “Kush janë këta politikanë që kanë fshehur kapitale? Sa lart qëndrojnë në hierarkinë e politikës dhe të shtetit? A janë edhe sot e kësaj dite aktivë, në pushtet apo në opozitë? Deklarata e Klosit duhet të përbëjë një alarm për çdo qytetar të këtij vendi që trembet ta lerë fatin e tij, të familjes dhe të vendit në duar politikanësh që qarkullojnë para të pista të botës së krimit apo të korrupsionit për t’i fshehur apo për ti pastruar ato” ka shkruar ai.