Kush është xhihadisti shqiptar që punon si kasap në Tiranë?

AFP ka realizuar një reportazh me një shtetas shqiptar dhe një kosovar, të cilët kanë luftuar më parë në Siri.

Lajme

05/05/2016 11:42

Kureshtja e gazetarëve të huaj u ngjall pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që dënoi 9 imamët shqiptarë.

Alberti dhe Jasini ka treguar historitë e tyre, përse shkuan në Siri, kthimi i tyre në vendlindje dhe puna që ata bëjnë. Jasini, 30 vjeç, tani punon si kasap në periferi të Tiranës, refuzoi të japë emrin e tij të vërtetë nga frika e pasojave. Babai i tre fëmijëve ka thënë për AFP-në se ai është plagosur në vitin 2014 në Aleppo, Siri. 30-vjeçari ka treguar se u largua “për të ndihmuar popullin sirian” dhe shpreson se Allahu do ta njohin sakrificën e tij, edhe pse ai nuk vdiq si një dëshmor.

Ndërkohë Albert Berisha, një 29-vjeçar i diplomuar në shkenca politike, thotë se ai mori një “vendim emocionale” për t’u larguar për në Lindjen e Mesme. Kjo erdhi duke parë televizor dhe duke ndjekur rrjetet sociale për atë se çfarë ndodh në Siri. Berisha nuk i ka shpëtuar vëmendjes së autoriteteve, muajin e kaluar, ai u dënua me 3.5 vite burg.