Kush i bashkoi Ledrin me Noizyn (Foto)

Dy reperët e njohur shqiptarë më parë kanë qenë në armiqësi me njëri tjetrin por si duket ata kanë zgjedhur që të japin një shembull pozitivë edhe për reperët e tjerë.

ShowBiz

11/01/2017 08:35

Të dy kanë vendosur që ta harrojnë të kaluarën dhe tani janë duke u marrë vetëm më të tashmen derisa më parë kanë realizuar edhe disa videoklipe.

E…gisht në këtë bashkim duket se ka menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, i cili duket se po mendon që është koha që dy reperët më të kërkuar të momentit të realizojnë një këngë së bashku.

Gazetës Express i ka ardhur një fotografi ekskluzive nga një takim që kanë pasur Ledri me Noizyin në një lokal të Prishtinës, ku i pranishëm ka qenë edhe Fatoni.

Takimi ka ndodhur para disa dite dhe thuhet që përgatitjet për këngën janë bërë dhe ajo do të realizohet se shpejti.

A do të jetë kjo një befasi e dy reperëve për stinën e verës apo këngën do ta lansojnë më herët, mbetet të shihet.

Por, e vërteta është se të dy reperët janë të pajtimit për të realizuar një këngë në të ardhmen bashkë.