Kusari-Lila tregon se si do të veprojë ‘Alternativa’ lidhur me votimin e kryeparlamentarit

Mimoza-Kusari-Lila, deputete e zgjedhur nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternative ka thënë se do të vendosin në koordinim me partnerët e koalicionit, se si do të veprojnë në seancën ku do të votohet për kryetarin e Kuvendit, e i cili do të jetë nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Lajme

25/07/2017 15:00

“Për këtë çështje do të vendosim në bashkëpunim me partnerët e koalicionit”, ka thënë themeluesja e Alternativës për Gazetën Observer.

Dhe sipas saj për këtë gjë do të marrin vendim tek pasi të propozohet emri zyrtar nga koalicioni PAN.

“Presim publikimin zyrtar të emrit, dhe pastaj do të marrim vendim. Kemi mbajtur takime me partnerët e koalicionit, por përderisa s’ka emër zyrtar të propozuar për Kryetar të Kuvendit edhe ne si koalicion ende s’kemi vendim”, tha ajo.

Të kontaktuar gjatë ditës së djeshme, dy partnerët tjerë të koalicionit, LDK dhe AKR, kanë thënë se edhe ata presin emrin zyrtar për të marrë vendim lidhur me  mënyrën se si do të votojnë.

Presidenti  Hashim Thaçi pas takimit me disa nga partitë politike, ka caktuar 3 gushtin si datën kur do të mbahet seanca  për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim vlen të theksohet se nuk kanë marrë pjesë koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje.