Kusari-Lila: PDK-LDK, Qeveria më joefikase që nga paslufta

Është për keqardhje që kemi një qeveri të madhe në numër, por joefikase në rezultate, thotë Mimoza Kusari-Lila.

Lajme

28/03/2017 22:52

Themeluesja e partisë Alternativa, njëherësh kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK-LDK është qeveria më joefikase në periudhën e pasluftës.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ajo ka thënë kjo qeveri, në vend se të merret me problemet kryesore të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, është marrë vetëm me Demarkacionin dhe Asociacionin.

Kusari-Lila ka theksuar se për këto çështje është dashur të arrihet një konsensus nacional e jo të humbet gjithë kjo kohë dhe energji.

Sipas saj, Demarkacionit i është dhënë një peshë e madhe në raport me zhvillimin ekonomik, papunësinë, luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Ajo ka folur edhe për konsolidimin e Alternativës, duke shprehur bindje se kjo parti do ta kalojë pragun zgjedhor kurdo që mbahen zgjedhjet parlamentare.