Kur martohet një fëmijë miliarderi (FOTO)

Të të këndojë në dasmë Xhenifer Lopez, Enrike Iglesias dhe Sting apo të mbash një fustan nusërie me vlerë 25 mijë dollarë mund të jetë ëndërr e largët për shumicën. Por për djalin e një miliarderi, mund të bëhet realitet pa asnjë kokëçarje.

Bota

31/03/2016 02:30

28-vjeçari Said Gutseriev, djali i miliarderit rus të naftës, Mikhail Gutseriev, është martuar me 20-vjeçaren Khadija Uzhakhova në një ceremoni që flitet se mund të ketë kushtuar mbi 1 miliard dollarë.

Nusja mbante një fustan të “Elie Saab”, të mbërritur me porosi nga Parisi, dhe një kurorë me gurë diamanti.

Një dasmë e standardeve të tilla ka edhe të ftuar të zgjedhur dhe këtë më shumë se çdo gjë tjetër e tregonin markat e makinave me të cilat ata mbërritën në ceremoni.

Këngëtarja Xhenifer Lopez mendohet se është paguar 1 milion dollarë për performancën e saj./shekulli

6 1 2 3 4 5